TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Janar 2024, 14:53

Kledi Hysa: Mirë do ishte që opinionist të ishte ndonjë ish-banor

Shkruar nga Pamfleti

Kledi Hysa: Mirë do ishte që opinionist të ishte ndonjë

Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Shumë prej ish-banorëve të edicioneve të kaluara ende janë personazhe shumë të dashur për publikun. Ndër ta është edhe Kledi Hysa, i cili i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka treguar mendimin e tij për “BBV3” dhe planet për 2024.

Kledi u shpreh se për mendimin e tij duhet të jenë tre opinionist, ku një prej tyre duhe të jetë një ish-banor nga edicionet e kaluara.

Kledi: Jo, do thoja të ishin tre opinionistë dhe doja të ishte një nga lojtarët e BBV sepse do jetë një person që e ka kaluar atë sfidë dhe do jepte opinionin ndyshe nga ata që nuk e kanë kaluar

Bieta: Kë do doje ti?

Kledi: Janë disa. Për shembull Luizi do ishte super, Einxhel Shkira  shumë interesante. Këta të dy do ishin shumë interesantë

kledi hysa opinionist ish banor

Lini një Përgjigje