TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Janar 2026, 16:40

Krusita dhe Kristi çift? Ish-banorja: Pozitiv, por nuk është në preferencat e saj

Shkruar nga Pamfleti

Krusita dhe Kristi çift? Ish-banorja: Pozitiv, por nuk është

Ish-banorja Olta Sheta ka komentuar lidhur me ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar në “Live From Tirana”, e pyetur nëse po lindin disa shkëndija romance mes Kristit dhe Krusitës, ajo deklaron se Kristi është djalë pozitiv, ndërsa shton se nuk mendon se Krusita do ta shihte si diçka më shumë.

“Këtë nuk e di, nuk e kam parë. Por unë e shoh si lojtar. Nëse ka një njeri që e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, është ‘bajamja’. Po shumë mirë, të dy këngëtarë, bëjnë edhe ndonjë duet bashkë.

Si çift, jo. Nuk besoj që Krusita do ketë preferenca siç është Kristi. Kristi është person pozitiv. Më pëlqen mënyra se si luan, e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, i acaron të gjithë. Ka shumë intuitë. Është i zgjuar. Sidomos ajo dalja nga burgu ishte fantastike fare, më ka pëlqyer shumë. Ai është motori i shtëpisë, krijon situata”, tha ish-banorja.

 

Lini një Përgjigje