TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Maj 2024, 10:20

Ledio Lako: Për rolin e Kapos, Dritan Hoxha ka marrë në telefon

Shkruar nga Pamfleti

Ledio Lako: Për rolin e Kapos, Dritan Hoxha ka marrë në telefon

Aktori i njohur i “Portokalli”, Ledio Lako, në një rrëfim për “Ftesë në 5”, krahasoi dy rolet e tij ikonikë: Kapon dhe Ramadanin.

Për këtë të fundit, aktori e cilësoi si një rol delikat dhe se shpesh herë nuk është pritur mirë, kjo për shkak se në rol aktronte si qytetar nga Tirana, ndërsa në të vërtetë origjina e tij është nga Korça.

“Të gjithë mendojnë akoma që jam tirons. Tre pyetje janë bërë në Portokalli: ‘pse iku goni’, ‘sa e ke rrogën’ dhe e treta ‘nga je’, korçar apo tirons. Në fakt jam korçar.  Ramadani ka qenë rol delikat, disa njerëz nuk e kanë pritur mirë. Nuk kam dashur t’i denigroj si qytetarë, kam prekur tema shumë të forta”, thotë Lako.

Edhe pse Kapon e quan një rol të fortë, aktori duket se pikë më të dobët ka Ramadanin. Ai gjithashtu tregon si lindi roli i të qenurit i fortë, të cilën duhet ta ndërthurte me komedinë.

“Kapo është rol i fortë, por Ramadani është më i vështirë në rolin e tij, më i grindur. Asnjë personazh nuk do ishte në maj pa kolegët. Kapo ka lindur rastësisht. Duhej një rol i të fortit, i thash Altinit që do e bëj unë. I bëj surprizë, u bëra me tatuazhe dhe kërkova një kostum serioz. Dola në skenë nuk më njihte. Ka marrë Dritan Hoxha në telefon Altinin dhe i ka thënë kush është ky korçari, mos ma hiq më. Dhe Altini ma ka thënë pas 10 vjetësh”, tregon aktori.

ledio lako kapo kapllani

Lini një Përgjigje