
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka përjetuar së fundmi një gëzim familjar.
Ai ka festuar në dasmën e motrës së tij dhe, siç duket në një video të shpërndarë kudo në rrjete sociale, e ka “djegur”.
Myrto Uzuni shihet me tufa të mëdha parash duke i fluturuar mbi kokën e së motrës në këtë ditë gëzimi, të gjitha në dollarë.
Siç shihet në videon e mëposhtme, sulmuesi i kombëtares e ka tejmbushur sallën me para.
Urojmë vetëm që dollarët të kenë qenë në prerje 1-she, që mos të detyrohet të ‘futet në kredi’. Gjithsesi, jetë të lumtur çiftit!
Lini një Përgjigje