Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bërë prindër për herë të parë. Lori ka sjellë në jetë një djalë, duke nisur një etapë të re në jetën familjare, shkruan "Anabel".
Çifti ka zgjedhur të ruajë privatësinë edhe në këtë moment, ashtu siç ka vepruar më herët me marrëdhënien e tyre.
Prej muajsh qarkullonin dyshime për një shtatzëni të mundshme. Në mars, një foto e Lorit me motrën e saj, Sara Hoxha, nxiti komente për shkak të veshjes së gjerë dhe formës së barkut që dukej në disa versione të imazhit.
Lori dhe Visi u shfaqën publikisht në dhjetor 2025, pas lajmeve për martesën e tyre. Ata morën pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku qëndruan pranë njëri-tjetrit.
Marrëdhënia e tyre ka nisur që në kohën kur ishin studentë. Në tetor 2024 u raportua se çifti kishte zhvilluar një ceremoni private në Meksikë në gusht, e pasuar nga një tjetër ceremoni në Tiranë në tetor.
Lini një Përgjigje