
Numërimi mbrapsht për nisjen e edicionit të tretë të "Big Brother Vip Albania" ka nisur.
Të shtunën e 13 Janarit, i madh e i vogël do mundet të mësojë emrat e personazheve që priten t’i mbajnë të mbërthyer pas ekranit për 5 muaj me radhë.
Vox News shkruan se Luixhino Hala dhe Atalanta Kërçyku janë dy emra të konfirmuar tashmë si konkurrentë të BBV3.
Luixhino me profesion balerin dhe Atalanta, modele e ish- Miss, janë dy personazhe të dashur për publikun, që i ka parë duke performuar në çift në edicionin e sapo përfunduar të “Dancing With the Stars”.
Të shohim nëse do të ndryshojë raporti i bukur që ata kanë pas në këtë reality show të ri...
Lini një Përgjigje