TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Maj 2023, 21:01

“Luizi e meriton famën”, ish banorja habit me deklaratën: Edhe unë mund të isha lidhur në BBV

Shkruar nga Pamfleti

“Luizi e meriton famën”, ish banorja habit me deklaratën:

Monika Lubonja ka folur në lidhje me menaxhimin e famës që kanë marrë ish banorët e “Big Brother VIP2.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Lubonja u shpreh e lumtur që Luizi përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e postime, pasi sipas saj ai i meriton.

Më tej, Lubonja sqaroi edhe një deklaratë për fituesin e këtij edicioni të BBV ku e kishte konsideruar të sinqertë si vetja.

Sakaq, ish banorja tha gjithashtu se mund të kishte krijuar një histori dashurie brenda në shtëpi.

“Luizi është quajtur i sinqertë. Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij. Sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë. Unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie. Po e krijoja, të betohem. Ti e di që unë nuk kam barriera. Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh Lubonja.

luizi fame ish banorja bbv

Lini një Përgjigje