
Në Prime-in e kaluar, opinionistët thanë se Kiara dhe Efi ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë. Madje në studio pati edhe një debat të ashpër, ku Efi kërkoi të dilte nga shtëpia.
Pikërisht kjo ka bërë që Luizi të vërë në pikëpyetje qëndrimin e tij ndaj të dyja vajzave.
Për këtë arsye, ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.
Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.
Efi u shpreh se vendimi i tij është mëse i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare.
Lini një Përgjigje