
Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është fotografuar me të dashurin e saj të ri, Akeem Morris, i cili është 37 vite më i vogël se ajo.
Ikona e pop-it është shfaqur krah për krah me 28-vjeçarin rrugëve të Portofinos, në Itali.
Akeem, i cili është një futbollist i lindur në Xhamajka, ka qenë pjesë e xhirimeve të 65-vjeçares për kopertinën e revistës “Paper” në gusht të vitit 2022.
Çifti i dashuruar ndodhet në Itali, ku mesa duket po pret që të festojë 66-vjetorin e Madonna-s, më 16 gusht.
Ndërkohë kujtojmë se lidhjen e tyre e bëri publike këngëtarja e famshme, e cila në muajin korrik postoi disa fotografi në “Instagram” ku shfaqej edhe 28-vjeçari.

Lini një Përgjigje