
Egla është kthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpi pas disa ditësh izolim në dhomën e bardhë.
Pas mbarimit të spektaklit ajo ka debatuar me disa prej banorëve, fillimisht me Julin dhe më pas me Liamin.
Këtij të fundit, aktorja i ka kërkuar që ti mati fjalët kur të flasi me të ose ndryshe do marrë thjesht heshjen e saj. Ndërsa Liami nga ana tjetër i është përgjigjur se është i gatshëm për çdo gjë.
“Të respektosh një njeri nuk do të thotë që mos të luash me të lojëra fjalësh. Siç bën ti i bëj dhe unë", tha ai.
Ndërsa, teksa ndodhej në oborr me banorët e tjerë, aktorja debaton edhe me Julin ku i kërkon të mos e provokojë, pasi do të fillojë ta thërrasë në emrin “tari”, që sipas saj është shkurtimi i emrit, kryetar, pozicion ku sipas saj, Juli e ka dashur gjithmonë e madje ja ka kërkuar edhe opinionistes, Ori Nebijajt.
Juli tha se nëse do të fillojnë t’i drejtohen njëri-tjetrit me epitete as ai nuk do të kursehet, ndërsa shtoi se nuk ka dashur të jetë kryetar.
Egla nga ana tjetër këmbëngul ndërsa ka ironizuar se do të jetë ajo e para që do t’i japë votën.
Lini një Përgjigje