TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Korrik 2023, 22:59

Mbappe në një lidhje me Kim Kardashian? Ylli i PSG-së shihet nën shoqërinë e ishit të Kanye West

Shkruar nga Pamfleti

Mbappe në një lidhje me Kim Kardashian? Ylli i PSG-së shihet

Spekulimet për Yllin e Paris Saint-Germain (PSG) duket se janë si për futbollin ashtu dhe për jetën e tij private. Kylian Mbappe u pa duke festuar me disa të famshëm në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin në Ditën e Pavarësisë.

24-vjeçari festoi Ditën e Pavarësisë në vilën e Rubin të martën. Të pranishëm ishin dhe shumë yje nga bota sportive.

Mbappe, i cili kohët e fundit është rishfaqur në radarin e Real Madridit, bëri foto me legjendën e NFL dhe kampionin shtatë herë të Super Bowl, Tom Brady. Ai u pa edhe me superyjet e NBA-së Joel Embiid dhe James Harden, si dhe me aktorin britanik James Corden.

Disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit ishin gjithashtu të pranishëm, me fituesin e Oskarit Leonardo DiCaprio, ndërsa influencuesja Kim Kardashian dhe Kendall Jenner ishin gjithashtu të pranishëm së bashku me muzikantët e njohur si Justin Bieber, Jay Z dhe Beyonce.

Por pasi pamjet e festës u shpërndanë në internet, ajo çka tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një video e Mbappe së bashku me Kardashian.

Menjëherë pas publikimit të videos fansat spekuluan se ka diçka mes yllit të PSG dhe influencueses Kim Kardashian.

kylian mbappe kim kardashian dhe kanye west arrijnë ma

Lini një Përgjigje