TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Dhjetor 2025, 15:11

“Më thirrën në takim”, reagon pas dhunës Elton Tozaj: Kam frikë për jetën time dhe të mamasë

Shkruar nga Pamfleti
“Më thirrën në takim”, reagon pas dhunës Elton
“Më thirrën në takim”, reagon pas dhunës Elton Tozaj: Kam frikë për jetën time dhe të mamasë

Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua pak ditë më parë, ka folur pas dhunës së përjetuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Ish-banori i Big Brother ka rrëfyer momentet para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Tozaj ka treguar se kishte lënë një takim me persona që, sipas tij, e kishin kërcënuar më herët, me qëllim për të sqaruar situatën dhe reagimin e tij ndaj lajmeve që kishte publikuar.

Ai thekson se në takim ka shkuar me mirëbesim, pa e menduar se çfarë mund të ndodhte.

Sipas gazetarit, sapo është takuar me ta, ai është sulmuar dhe nuk mban mend asgjë nga momentet e dhunës. Kujton vetëm një fjali që i është thënë gjatë ngjarjes: “Kush je ti që do të ndryshosh botën?”

Kur ka rifituar ndjenjat, ai ka kuptuar se ndodhej i shtrirë në rrugë dhe ka tentuar të largohej për të kërkuar ndihmë.

“Kam pasur kërcënime më parë. Me mirëbesim lashë takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Kur u zgjova, e pashë veten në rrugë dhe u largova me vrap. Kam përshtypjen se më kanë lënë për të vdekur. Mendoj se goditjet kishin për qëllim të më frikësonin dhe të më largonin nga ekrani,” u shpreh Tozaj.

Gazetari tha se ende nuk ka bërë një denoncim zyrtar, por pret një kontakt nga Prokuroria, ndërsa theksoi se ndjen frikë të vazhdueshme për sigurinë e tij dhe të nënës së tij.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet mbi sigurinë e gazetarëve dhe presionet me të cilat ata përballen për shkak të punës së tyre.

elton tozaj reagim dhune barbare

Lini një Përgjigje