
Aureli, ish-konkurrenti i “Për’puthen” i ftuar në “Mos i bjer me top” e ka pohuar dashurinë që ka ndjerë për Gabrielën gjatë emisionit dhe shprehet se ajo ia kishte verbuar zemrën.
Por tani jeta e tij ka ndryshuar sepse është dashuruar me një vajzë arabe dhe vazhdon punën e tij në Spanjë si shofer poste.
Ronaldo Sharka: Gabriela gjatë rrugëtimit tënd ka qenë pikë e dobët. Pse ti dhe Gabriela nuk arritët kurrë të krijonit atë raport që publiku mezi po e priste?
Aureli: Sepse “për një grusht kashtë, e vrau samari mushkën”. Kishte dy pole kjo marrëdhënie që ishte synimi im për këtë marrëdhënie dhe synimi i vajzës për këtë marrëdhënie. Fundi pas shumë kohësh ja ku është: unë vazhdoj punën time si shofer poste në Spanjë, vajza ka kapur një vend pune në televizion dhe është shumë e qartë për publikun dhe për të gjithë se cila ka qenë synimi. Ndonjëherë ndjenja, dashuria, pëlqimi të verbojnë. Të verbojnë zemrën, por jo sytë. Mos ta mohoj kot, e vërteta është e vërtetë, por jam shumë i lumtur këtu ku jam, për historinë që kalova se më mësoi shumë.
Lini një Përgjigje