TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2023, 08:51

‘Ëndrra vazhdon’ shitet në ankand, paratë i shkojnë familjes së Pal Kolës

Shkruar nga Pamfleti

‘Ëndrra vazhdon’ shitet në ankand, paratë i

Skulptura e famshme ‘Ëndrra vazhdon’, krijuar nga Deamishel dhe banorët e Big Brother, mësohet se është shitur në emisionin ‘Artkand’.

Qëllimi ishte për të ndihmuar sadopak familjen e Pal Kolës, rojës së Top Channel, i cili humbi jetën gjatë sulmit të 27 marsit, kur në drejtim të godinës u hodhën breshëri plumbash.

Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga biznesmeni Bujar Zhuri.

Zhuri falënderoi të gjithë ekipin e banorëve për skulpturën e realizuar. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e Pal Kolës dhe uroi të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen “Gëzuar Pashkën”.

Deamishel u përlot nga lajmi i mirë i shitjes së skulpturës.

skulptura shitet bbv2

Lini një Përgjigje