TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Maj 2024, 10:51

‘Në gjurmët’ e TCH? Dijonisi dhe Marjana në një film pas daljes nga Ferma Vip

Shkruar nga Pamfleti

‘Në gjurmët’ e TCH? Dijonisi dhe Marjana në një

Dijonis Biba, një ndër personazhet që la ‘gjurmë’ në Ferma VIP, ka qenë i pranishëm në studio përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.

Ai ka deklaruar se pas daljes nga Ferma VIP ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Marjana Kondi.

Dijonisi theksoi se producentja Holta Dulaku do të bëjë një film ku do të angazhohen disa prej personazheve të Ferma VIP, i cili do të jetë një surprizë e madhe për publikun.

Fjoralba: Na thuaj dhe jetën jashtë, planet e tua që të presin?

Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjan Kondin dhe aktorë të tjerë. Domethënë Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.

Sonila: Po në politikë do hysh?

Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.

Mbase e kemi gabim, por duket se projekti për filmin i ngjan shumë ‘hapave’ të Top Channel, të cilët realizuan ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonist Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, pikërisht pak muaj pas daljes nga Big Brother Vip 2.

dijonisi dhe marjana ferma vip film

Lini një Përgjigje