
Nejmari nuk ndryshon sa i përket marrëdhënieve me femrave, i destinuar të tradhtojë sa herë i jepet mundësia. Sulmuesi brazilian është kapur nga disa paparacë, teksa po puthej me dy vajza në një festë.
E gjitha kjo vetëm pak ditë para lindjes së vajzës, që ai pret nga partnerja aktuale Bruna Biankardi. Kjo e fundit kishte falur tashmë një tradhti disa muaj më parë, e kompletuar me faljen publike nga sulmuesi.
“Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe jam e zhgënjyer sërish", shkruan Bruna Biankardi në Instagram. – Gjithsesi, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara ekskluzivisht te vajza. Kjo është gjithçka që unë do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet tuaja të dashurisë”.
Nejmari dhe Bruna Biankardi kanë një lidhje të hapur prej disa kohësh, duke pasur parasysh pasionin e njohur të futbollistit për femrat. Modelja i kishte kërkuar partnerit të saj vetëm dy gjëra, të mos puthë vajzat në buzë dhe të merrte masa mbrojtëse nëse frekuentonte vajza të tjera, gjëra të cilat nuk i ka përmbushur.
Neymar sendo flagrado de novo traindo a mulher Bruna Biancardi gravida na Espanha. pic.twitter.com/YOoPyF3wgN
— Choquei do Barça (@choqueifcb) September 18, 2023
Lini një Përgjigje