
Dalja e Bardhit nga shtëpia e Big Brother VIP është shoqëruar me polemika dhe me aludime të shumta lidhur me arsyen e vërtetë.
Vëllai i këngëtarit hyri në shtëpi të shtunën për ti kërkuar që të dalë, pasi i tha se nëna e tyre është sëmurë dhe ndodhet në spital. Direkt pas daljes, ishte Sara ajo që ngriti dyshimet e para, duke vënë në pikëpyetje faktin se dalja e tij ka të bëjë me menaxhimin e tij artistik.
Ndërkohë Anaid Kaloti, tha se e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar dhe se mamaja e Bardhit ka ardhur nga Gjermania për të bërë foton në spital.
Ai ka treguar se nëna e Bardhit është mirë nga ana shëndetësore, madje ajo nuk ka qenë në spital atë natë.
“Është e bukur barsoleta. Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital. E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale. Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani. Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale. Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit. Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia”, tha Anaidi.
Ai ka kërkuar që nëna e tij të flasë për këtë çështje dhe sipas tij “të pohojë me gojën e vet që ka qenë në spital apo në shtëpi natën që doli Bardhi” dhe gjithashtu “të pranojë që ka qenë në koncert më 8 Mars.”
“E ëma e Bardhit ka ardhur kastile nga Gjermania për të bërë atë foto”, ka thënë ai
Lini një Përgjigje