
Robert Redford, një nga aktorët Hollivudian më të spikatur, u nda nga jeta në moshën 89-vjecare në shtëpinë e tij në Utah, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme në botën e kinematografisë botërore.
Redford i lindur në Kaliforninë Jugore në vitin 1936, u përball fillimisht me një fëmijëri të vështirë, e më pas me poliomelitin në një kohë kur vaksina kundër sëmundjes në fjalë nuk ishte zbuluar ende.
E përtej këtyre, ai pati një rini të shfrenuar.
Në shkollë të mesme iu bashkua një bande rruge, ku u arrestua për vjedhje. Falë zgjuiarsisë së tij për t’u larguar nga bota e krimit, ai më pas ndoqi Universitetin e Kolorados me bursë, por shumë shpejt u largua nga universiteti për shkak të problemeve me alkoolin.
Goditja më e madhe në jetën e tij ndodhi në vitin 1955, kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Kjo pasi ai humbi nënën e tij, Martha Hart, e cila ndërroi jetë pas lindjes së binjakëve, të cilët nuk mbijetuan.
Kjo humbje ndikoi shumë në jetën e Redford, e gjithashtu edhe në karrierën e tij.
Por në familjen e tij dhimbjet nuk mbaruan me kaq.
Pasi ai humbi djalin e tij të parë, Scott, kur ishte vetëm 10 javësh, nga Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjës (SIDS). Djali tjetër i tij, Jamie, luftoi gjatë me kancerin dhe ndërrroi jetë pesë vite më parë.
Në karrierën e tij, Redford u bë i njohur për role në filma klasik si: “The Sting”, “All the Presidents Men” dhe “Butch Cassidy and the Sundance Kid”.
Gjithashtu, ai la gjurmë edhe si regjisor dhe themelues i festivalit të filmit “Sundance”, që sot mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike.
Lini një Përgjigje