TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Maj 2023, 21:44

Nga dasma e Luzit me Kiarën te biletat deri në 1 mijë euro, Eduart Grishaj zbulon surprizat e finales së "Big Brother Vip"

Shkruar nga Pamfleti

Nga dasma e Luzit me Kiarën te biletat deri në 1 mijë euro,

Regjisori i “Big Brother VIP 2”, Eduart Grishaj ka qenë i ftuar në natën finale të “Fan Club”, ku tregoi se cilat kanë qenë momentet më të veçanta dhe të vështira gjatë këtij sezoni.

Grishaj tregon se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga fancat ndaj familjarëve apo të afërmëve të konkurentëve të ‘BBV’.

Reegjizori ka shtuar se kohët e fundit, situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar.

“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.

Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim  që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur”, u shpreh Grishaj.

I pyetur nëse në natën finale do të ketë një dasëm, Eduart Grishaj pranoi sonte në Big Brother Fan Club se të shtunën, Kiara dhe Luizi do të martohen.

Ai ka premtuar që janë marrë masat që të organizohet diçka e bukur dhe e paharrueshme.

Regjizori Grishaj foli edhe për biletat e natës finale e cila fillimisht u tha se do të mbahet në stadiumin “Air Albania” ndërsa kjo është hedhur poshtë mbrëmjen e sotme.

Ndërsa biletat e asaj mbrëmjeje finale tashmë kanë dalë në treg dhe çmimet nisin nga 500 euro.

Grishaj tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër. Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tha regjisori.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

luizi kiara big brother vip eduart grishaj

Lini një Përgjigje