
Vitin e kaluar u zhvillua “Kepi i Tundimeve” në Top Channel, ku u zhvillua në një vilë në Kep të Rodonit.
Por duket se këtë vit ka ndryshime thelbësore, pasi mësohet se “Kepi i Tundimeve” do të bëhet me VIP-a, ku pjesëmarrës do të jenë Ronaldo Sharka e Mevlan Shaba së bashku me partneren.
Programi do drejtohet nga Kiara Tito dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
Mesa duket VIP-at e Big Brother do të jenë të gjithë në një vilë, ku duhet t’i rezistojnë tundimit për t’u bërë çift. Duket se do ketë një garë audience mes Kepit të Tundimeve dhe Love Island, të drejtuar nga Luana Vjollca. Kjo, pasi formatet janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje