TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Nëntor 2025, 14:40

“Një operacion për ndryshimin e gjinisë kushton 3 milionë dollarë”, Elton Ilirjani: Shteti i Nju Jorkut e mundëson me taksat publike

Shkruar nga Pamfleti

“Një operacion për ndryshimin e gjinisë kushton 3

Debati mbi ligjin për gjininë është një ndër temat më të komentuara në Shqipëri, por jo rrallë gjejmë edhe video në internet ku njerëzit janë shumë të shqetësuar që kërkohet me doemos ky tjetërsim i natyrës.

Elton Ilirjani foli gjerësisht për njerëzit e komunitetit LGBT dhe për faktin se ekzistojnë vetëm dy gjini: burrë dhe grua. Sipas tij, i cili është vetë pjesë e këtij komuniteti, në gjithë këtë ‘zallamahi’ fshihen interesa të forta financiare. Madje për të ndryshuar gjininë, paguan vetë shteti i Neë York-ut me taksat e taksapaguesve dhe ky operacion nuk kushton pak, por plot 3 milionë dollarë.

“Janë programe specifike të cilat ndihmojnë personat. Këtu lind edhe pyetja që kanë konservatorët. Kjo vjen sepse ka 2 faktorë. Është e majta ekstreme, së bashku me, nuk dua të akuzoj askënd, por me interesa të forta financiare. Transgjinorët, po ta shikoni me vëmendje, “LGBTQIA+”, T-ja është për transgjinorë, dhe janë persona që mund të jenë goca që transformohen pra e ndryshojnë seksin nga femra në meshkuj dhe anasjelltas, nga meshkuj bëhen femra. Pra ndërhyjnë në trupin e tyre fizik duke ndryshuar organin seksual.

Këtu ka lindur një problem i madh midis komunitetit tonë të gjerë “LGBQ+”, kundër konservatorëve, kundër nesh. Komuniteti “LGBT” nuk është se ka ndonjë pakënaqësi me transgjinorët, si koncept, një pjesë e komunitetit tonë ku jam dhe unë, mendoj që është tejkaluar çdo masë, se si i jemi qasur shoqërisë. Unë mendoj që shoqatat në të gjithë botën kanë dështuar në mënyrë të suksesshme. Kanë dështuar në misionin e tyre të plotë. Po ta vendosnim në vlerë absolute, shoqatat masivisht, kanë dështuar sepse gjithë aktivizmi i 20 viteve të fundit, u shumëzua me 0 në dy vitet e fundit.

Kemi një SHBA e cila, në Gjykatën Supreme për 10 ditë do të rikonsiderohet martesa gay. Do të vijë për rishqyrtim që do të thotë se në 32 shtetet e SHBA-ve mund të hiqet e drejta e martesës së të njëjtës gjini. Unë si Elton Ilirjani mendoj se ka dy gjini. Pjesa tjetër, janë një grup minimal njerëzish që janë persona intersex. Që kanë një bazë biologjike për të diskutuar nëse këta duhet ta ndryshojnë seksin apo jo. E thënë me fjalë të thjeshta termi “Hermafrodit”.”, tha Ilirjani

elton ilirjani nderrim gjinie

Lini një Përgjigje