TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Maj 2024, 14:39

Njihuni me Xhoanën dhe Evisin, motrat nga Tirana që rrëmbyen zemrat e muzikantëve të njohur amerikanë

Shkruar nga Pamfleti

Njihuni me Xhoanën dhe Evisin, motrat nga Tirana që rrëmbyen

E dashura e re e Gavin Rossdale, Xhoana Xheneti ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike së saj me ish-partneren e këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani dhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura. Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës. Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996, pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

Xhoana Xheneti ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Në një intervistë në vitin 2021, ajo u shpreh: “Pra, unë kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe unë jam rritur në një vend post komunist. Kur isha e vogël, mund të shihja më në fund ca kanale të vendeve të tjera, si MTV dhe gjëra të ndryshme. Ndërsa, gjenerata e prindërve të mi jetonin në një regjim komunist dhe s’mund të bënin asgjë nga këto”, tha Xhoana.

Njihuni me Xhoanën dhe Evisin, motrat nga Tirana që rrëmbyen

Por jo vetëm Xhoana ka fituar zemrën një muzikanti, pasi edhe motra e saj Evis Xheneti është partnerja e kitaristit të bendit “Korn”, James Shaffer (që njihet me emrin “Munky”). Dyshja u fejuan në maj të vitit 2021 dhe asokohe Xheneti zbuloi se rokeri  i dhuroi asaj një unazë 6-karat me diamante. Më pas ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Njihuni me Xhoanën dhe Evisin, motrat nga Tirana që rrëmbyen

xhoana dhe evis xheneti

Lini një Përgjigje