
Të merresh me VIP-at është puna më e vështirë, aq më shumë kur të duhet të punosh me ta thuajse 24 orë në 24. Po cilat kanë qenë tekat më të mëdha të tyre para se të futeshin tek ‘Ferma Vip’?
Anja: Je hasur me ndonjë tekë vipash?
Ardi Asllani: Tek vipash përshembull, thonjtë. Kurimi i duarve, që ne nuk e kishim planifikuar. Patenta nuk e ka, por ne jetojmë në një tjetër realitet dhe duhet të përshtatemi. Kjo gjëja e thonjve ishte si një shkëndijë në qiell të hapur. Ti nesër në mëngjes do zgjohesh dhe do mjelësh lopën dhe je koshiente që do mjelësh lopën. Për çfarë të duhen thonjtë?! Dhe përfunduan pastaj edhe djemtë duke bërë thonjtë, sepse është inati që hanë me njëri-tjetrin. Ja, sot për shembull pata një telefonatë nga dikush që tha: Do sjell këto, por janë vetëm për vajzat. I thashë: Ndarje mos na bëni. Nëse do bashkëpunojmë nga pikëpamja e marketingut, eja punojmë për ata të 15 që janë tani brenda.
(min. 15: 54 deri 16: 40)
Lini një Përgjigje