TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2024, 14:41

“Më janë shpifur romancat në Big Brother”, Krist Aliaj: Vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe

Shkruar nga Pamfleti

“Më janë shpifur romancat në Big Brother”, Krist

Ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBVA”, Krist Aliaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fan Club”.

Kristi ka komentuar romancën mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit, duke thënë se nuk beson te kjo lidhje dashurie. Madje u shpreh se i duket sikur është i vetmi që i janë shpifur romancat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidha e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri.

Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë.

Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, u shpreh ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

kristi aliaj romancat vajzat nga italia

Lini një Përgjigje