TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Qershor 2023, 12:13

Nuk do të prezantojë Festivalin në RTSH, Luana do të konkurojë në Eurovision

Shkruar nga Pamfleti

Nuk do të prezantojë Festivalin në RTSH, Luana do të

Luana Vjollca prej kohësh është duke punuar për ‘Love Island’ që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Por, përveç këtij projekti, moderatorja po punon edhe për disa surpriza që nuk i ka zbuluar ende. Teksa ka pyetur ndjekësit e saj në Instagram se çfarë do donit të shihnin prej saj.

Dhe dikush i shkruan: “Duhet të bësh patjetër Festivalin një vit”.

Këtij personi, që mesa duket Luana e njeh personalisht, i është përgjigjur duke thënë: “Ah sa shumë ma thonë këtë. S’më ka shkuar ndonjëherë mendja me thënë të vërtetën. Nuk e kam synuar ndonjëherë. Por, ti kë kohë që më je qepur “O ta bëj, o s’ka”.”-thotë Luana, e cila shton me humor pastaj: “Po, jo unë do shkoj në Eurovision, do konkurroj”.

luana eurovision

Lini një Përgjigje