TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2024, 20:46

"Nuk doja një histori dashurie në punë", Kristi Gongo rrëfen romancën me vëllanë e Alban Dudushit

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk doja një histori dashurie në punë", Kristi Gongo

Gazetarja Kristi Gongo, ka folur si rrallëherë për jetën e saj private, ndërsa ka rrëfyer historinë e dashurisë me Gjergjin, vëllanë e Alban Dudushit, me të cilin ajo, si shumë të tjerë në Top, u njoh aty dhe po aty u dashurua.

Kristi Gongo tregon se nuk dëshironte të kishte një histori dashurie në punë, por ndodh që fati përcaktohet.

“Gjergjin e kam njohur në Top Channel. Punonim bashkë, po ishte një kimi që në fillim, nga shikimet që shkëmbenim me njëri-tjetrin. Po bënim një reportazh për shtëpitë e vjetra të Tiranës, te një çift të moshuarish. Ndodh që edhe fati përcaktohet ndonjëherë. Nuk kishte nisur asgjë dhe nuk do të doja në atë kohë, me sa mbaj, të kisha një histori dashurie në punë. Po gjërat ndodhin dhe shumë mirë që ndodhin”, thotë Kristi me të qeshur duke shtuar se Gjergji ishte ai që hodhi hapin e parë.

“Më çonte ndonjë mesazh më tepër, filloi një komunikim më i lirshëm… dhe çdo gjë vijoi normalisht”, shprehet gazetarja në "S'e Luan Topi".

Më pas Gjergji e surprizoi me një tufë lule partneren në studio dhe kjo e fundit tepër e emocionuar tha: “E vlerësoj si njeriun që ndiej një siguri të jashtëzakonshme, mund të flasim për çdo gjë dhe mund ta gjejmë zgjidhjen bashkë…”.

Lini një Përgjigje