TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2024, 20:05

"Nuk dua të kem fëmijë", Zhaklin Lekatari sqaron deklaratën e saj në PPP

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk dua të kem fëmijë", Zhaklin Lekatari sqaron

Gjatë intervistës së saj, Zhaklin Lekatari u përgjigj për një temë shumë të diskutuar. Më herët ajo është shprehur se nuk do të jetë nënë dhe për PPP, gazetarja sqaroi edhe arsyet:

Anja: Pse nuk do të kesh fëmijë?

Zhaklin: Nuk e kam parë ndonjëherë veten si nënë. Prindërimi më duket detyrë shumë e vështirë. Sakrificë shumë e madhe. Duket sikur do jetosh për dikë tjetër dhe jo për veten. Ne mitizojmë rolin e nënës dhe nuk i japim rëndësi rolit të babait. mendoj se pas grave të forta ka një baba progresiv. mbase ngjarja që ka ndodhur në familjen time ka lënë gjurmë tek unë. Sa kam qenë adoleshente kam menduar që unë nuk do doja kurrë që fëmijës sim t'i ndodhte ajo që më ka ndodhur mua, ose do doja shumë që, nëse do krijoja familje, familja të ishte e plotë. Një familje e plotë është kur ke dashuri.

zhaklina

Lini një Përgjigje