TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2024, 08:46

“Nuk e di ku banon vajza ime”, Ledjona mëson për mesazhin e ish-bashkëshortit brenda shtëpisë së BBV3

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e di ku banon vajza ime”, Ledjona mëson për mesazhin

Ditët e para në “Big brother vip “, Ledjona i rrëfeu në një bisedë miqësore, Romeos rreth martesës së saj me ish partnerin, marrëdhenien që ka me të dhe vajzën e tyre.

Ajo u shpreh se e bija ka marrëdhënie të mira me të atin dhe se takohen rreth disa herë në javë me njëri tjetrin për shkak të largësisë.

Mirëpo, ish partneri i Ledjonës i mohoi publikisht këto fjalë të saj me anë të një komenti, ku shprehej se nuk ka komunikim fare me vajzën.

Ky reagim i është treguar mbrëmë Lejdonës gjatë spektaklit live, ndërsa ajo i ka mohuar të gjitha fjalët e ish bashkëshortit.

Ajo shtoi se mund të vërtetohet që vajza takohet me të atin dhe këtë mund ta vërtetojë vetë vajza por edhe prindërit e tij.

Ledioni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza.


Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’.

Ledioni: Si ishte për ty të bëheshe nënë?


Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka pasur gjithmonë mbështetjen e babait dhe vazhdon ta ketë sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura e babait dhe kam qenë edhe baba edhe nënë për të. Unë jam shumë e lidhur me Mikin dhe e di që i mungon shumë edhe pse më sheh nga ekrani, e përjeton shumë largimin tim. Edhe kur jam larguar për të ardhur deri këtu ajo ka qarë dhe mua më prek shumë kjo sepse i kam ende parasysh lotët e saj. Kur bëhet fjalë për Mikin nuk flas dot.

Ledioni: Kjo është krejt normale kur thua që të ka marrë malli për telefonatën e vajzës.


Ledjona: ‘Kur do kthehesh në shtëpi’, ‘a ke ngrënë bukë’, çfarë ke bërë për të ngrënë. Shpesh herë më thotë që kur të vish më merr në telefon sepse kam frikë trembem. Ka ndenjur edhe pa bukë sa kam shkuar në shtëpi dhe prandaj më dhëmb shpirti për atë.

Ledioni: Po kur nuk je ti, me kë rri vajza?

Ledjona: Vetëm, është mësuar që e vogël të rrijë vetëm.

Ledioni: Këto rrëfime që ke bërë ti, i ka parë edhe bashkëshorti. Duke parë çfarë ka shkruar më thuaj çfarë mendon.

Ledjona: Nuk kam çfarë them me këto që ka shkruar sepse është vajza që nuk gënjen dhe janë edhe prindërit e tij. Asgjë çfarë shkruhet nga ato komente nuk është e vërtetë sepse është vajza në mes dhe nuk dua të gënjej për vajzën.  Ajo shkon në Korçë që takon gjyshërit nga ana e të atit dhe ka numër telefoni.

Ndërkohë Ledjona refuzoi të lexojë një letër që ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar, sepse është vajza në mes dhe nuk do të lëndohet. Madje shprehet se as arsyen e ndarjes nuk e ka treguar sepse mendon të  bijën.

Ledjona: Mund ta pyesni vajzën në praninë e psikologes për t’ju treguar të vërtetën. Ledion kujdes me vajzën se i përjeton shumë me këto komentet e të atit. Nuk e marr riskun të gënjej në publik dhe nuk e di si e mori guximin të shkruajë këto gjëra, ndërkohë që e di që do i lexojë vajza dhe për këtë gjë më vjen shumë keq.

“Nuk e di ku banon vajza ime”, Ledjona mëson për mesazhin

ledjona xheladinaj bashkeshorti mesazhi prime

Lini një Përgjigje