
Alba si kryefermere dhe Limi si i përzgjedhuri i saj po shijojnë benefitet e të qëndruarit tek “Njëshi”.
Shumë momente romantike kanë ndodhur mes dyshes, ku nënkupton se marrëdhënia Alba-Limi po shkon gjithnjë e më shumë përtej miqësisë.
Pas netëve të kaluara në të njëjtin krevat, dushit së bashku, nuk mund të mungonte as shijimi i vaskës, duke sjellë një ndër momentet intime dhe të komentueshme të edicionit deri më tani.
Mes dy fermerëve nuk kanë munguar as bisedat, teksa u ndalën tek tradhtia. Alba u shpreh se nuk do e toleronte që partneri i saj ta tradhtonte me dikë tjetër.
Ndërkohë, Limi nuk ndante të njëjtin mendim me fermeren.
Alba: Pse të lind nevoja të shohësh të tjera, këtë s’e kuptoj?
Limi: Po s’të lind tani, të lind pas 5 vitesh, 7 vitesh, 10 vitesh. Që të keni një marrëdhënie të shëndetëshme, për mendimin tim s’ka ndonjë gjë.
Alba: Për mua ka shumë lidhje. Vetëm kur mendoj që ka shkuar tek tjetra, dhe ajo është duke shijuar partnerin tim…
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje