TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Gusht 2025, 13:30

“Nuk kishte një pakt vet*vrasjeje”, zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kishte një pakt vet*vrasjeje”, zbulohet shkaku i vdekjes

Ozzy Osbourne, ikona e “heavy metal”-it dhe ish-vokalisti legjendar i Black Sabbath, u nda nga jeta më 22 korrik në moshën 76-vjeçare – dhe tani është konfirmuar shkaku zyrtar i vdekjes së tij.

Sipas certifikatës së vdekjes, të publikuar nga “New York Times”, Osbourne vdiq nga: Arrest kardiak jashtë spitalit, infarkt akut i miokardit, sëmundje e arteries koronare, parkinson me mosfunksionim autonom.

Dokumentet janë paraqitur nga vajza e tij, Aimee Osbourne, ndërkohë që familja e tij kishte njoftuar më herët për ndarjen e tij nga jeta përmes një deklarate të shkurtër.

Spekulimet nuk munguan gjatë javëve të fundit për përkeqësimin e gjendjes së tij. Vajza tjetër e Osbourne, Kelly, u detyrua të mohojë zërat për një “pakt vetëvrasjeje” mes Ozzy-t dhe bashkëshortes së tij, Sharon, duke thënë:

“Ai nuk po vdes. Po, ai vuan nga Parkinsoni dhe lëvizshmëria e tij nuk është si më parë, por është ende këtu.”

Përkundër problemeve të shumta shëndetësore që e shoqëruan vitet e fundit, Ozzy u ngjit në skenë për herë të fundit më 5 korrik, për një performancë të veçantë me Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward – anëtarët origjinalë të “Black Sabbath” – në Birmingham, Angli.
Përveç famës së jashtëzakonshme në muzikë, Osbourne u bë figurë e dashur dhe kontraverse edhe në ekran, përmes reality show-t “The Osbournes” në MTV (2002–2005), që hapi një epokë të re në televizionin e famshëm familjar.

John Michael “Ozzy” Osbourne do të kujtohet jo vetëm për zërin dhe shpirtin e tij rebel në skenë, por edhe për qëndresën e tij ndaj sëmundjes dhe jetën plot intensitet deri në fund.

ozzy osbourne shkaku i vdekje

Lini një Përgjigje