TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Maj 2026, 19:36

Ola është kushërira e tij? Eduart Grishaj tregon si është e vërteta: Nuk jam penduar që e zgjodha!

Shkruar nga Pamfleti
Ola është kushërira e tij? Eduart Grishaj tregon si
Eduart Grishaj dhe Ola

Mes aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet për një lidhje familjare mes konkurrentes së “Ferma VIP 3”, Fabiola Elezaj, dhe regjisorit Eduart Grishaj, ky i fundit ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën.

Grishaj mohoi çdo lidhje farefisnore me konkurrenten, duke theksuar se nuk përfshin të afërm në projektet e tij televizive. Ai pranoi se ka qenë mbështetës i përzgjedhjes së Fabiolës në spektakël, pasi beson se ajo ka energji dhe potencial.

Sipas tij, një gabim i bërë nën presion nuk duhet të shërbejë për të etiketuar një person gjatë gjithë jetës, ndërsa shtoi se mbështet të rinjtë pa dallim krahine apo origjine.

Regjisori vlerësoi edhe mënyrën se si Arbana Osmani menaxhoi situatën, duke e cilësuar reagimin e saj si profesional dhe të matur në një moment delikat për spektaklin.

Ola është kushërira e tij? Eduart Grishaj tregon si

eduart grishaj “ferma vip 3

Lini një Përgjigje