TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Korrik 2023, 09:23

Olta Gixhari sqaron puthjen me Luizin në film: Nuk më bën përshtypje, në çdo rol që kam pasur jam puthur

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari sqaron puthjen me Luizin në film: Nuk më bën

Olta Gixhari ka treguar detaje në lidhje me rolin e saj në filmin që pritet të dalë së shpejti, ‘Në kuadër të dashurisë’.

Olta, si protagoniste më film, ka treguar se mezi po pret ta shohë pasi nuk ka parë asnjë skenë deri tani, ku thekson se përjetimet kanë qenë të shumta pasi shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit.

Ndër të tjera Olta ka treguar edhe për puthjen që ka në skenë me partnerin e saj, Luiz Ejllin ku ka treguar se di të ndajë mirë rolin e saj nga jeta e vërtetë. Por ndër të tjera aktorja ka pranuar se puthja në film ka qenë e sikletshme, ku citoi “Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”

Olta: Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga ‘Big Brother’, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë. Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukura. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh. Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë.

Po puthja e shumë komentuar me Luizin?

Olta: Unë në të gjithë filmat që kam rol, jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim. Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi ‘çak’-u, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua.

 

olta gixhari puthja luiz ejlli

Lini një Përgjigje