TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Mars 2026, 16:56

Pas arrestimit të Gjestit, pronari i "Onima" thyen heshtjen

Shkruar nga Pamfleti
Pas arrestimit të Gjestit, pronari i "Onima" thyen heshtjen
Erkand Shabani-Gjesti

Pas arrestimit të reperit Gjesti dhe raportimeve për akuzat se ai ka kanosur kompaninë muzikore “Onima”, vëmendja publike është përqendruar edhe te reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë përplasje.

Në rrjetet sociale dhe në media është pritur një reagim nga drejtuesit e kompanisë, ndërsa çështja ka vijuar të komentohet gjerësisht nga ndjekësit dhe fansat e artistit.

Pas disa orësh heshtjeje, reagimi i parë publik ka ardhur nga pronari i “Onima”, Erkand Shabani. Ai nuk ka bërë një deklaratë të gjatë apo një sqarim zyrtar për mediat, por ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

Në një Instagram Story, Shabani publikoi një shprehje latine mbi një sfond të zi: “Shqiponja nuk kap miza”, një shprehje që përdoret shpesh për të nënkuptuar se dikush nuk merret me çështje apo persona që nuk i konsideron të rëndësishëm.

Pas arrestimit të Gjestit, pronari i "Onima" thyen heshtjen

Edhe pse nuk përmendet drejtpërdrejt asnjë emër, postimi është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj situatës së krijuar mes kompanisë muzikore dhe artistit, ndërsa debati për ngjarjen vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi ndaj Gjestit masën e paraburgimit prej një muaji.

gjesti onima

Lini një Përgjigje