TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2023, 19:00

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika i jep fund lidhjes edhe me partnerin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika i jep fund lidhjes edhe me partnerin e ri

Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero Muharremi, Afrona Dika u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e të gjithëve. Edhe kësaj radhe për ndarje.

Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me James, një biznesmen zviceran, modelja duket se i ka dhënë fund romancës.

Një javë më parë çifti shijoi pushimet në Turqi, papritur u pa se nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Kujtojmë se edhe për ditëlindjen e Afronës, James nuk bëri asnjë urim publik, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje.

Sipas burimeve të “Prive”, nuk bëhet fjalë për ndonjë krizë por për ndarje përfundimtare. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëra palë.

blero muharremi afrona dika ndarje modelja

Lini një Përgjigje