TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Prill 2026, 13:06

Pas sëmundjes së nënës, Egla Ceno përfundon vetë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Pas sëmundjes së nënës, Egla Ceno përfundon vetë
Egla Ceno

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shqetësuar ndjekësit pasi është shfaqur nga një ambient spitalor, duke zbuluar se po kalon një periudhë të vështirë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë emocional.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një foto ku shihet me serum në krah, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore ka kërkuar ndërhyrje dhe kujdes mjekësor. Në mesazhin që shoqëron imazhin, aktorja flet hapur për lodhjen e akumuluar dhe momentin kur, sipas saj, trupi arrin në kufijtë e tij.

“Puna të lodh trupin, por përkushtimi të lodh shpirtin. Vjen një moment kur trupi dorëzohet,” shprehet ajo, duke dhënë një reflektim të fortë mbi situatat që e tejkalojnë energjinë fizike dhe emocionale.

Në vijim, Ceno ndan një mesazh të qartë për rëndësinë e shëndetit, duke e cilësuar atë si pasurinë më të madhe që njeriu shpesh e nënvlerëson deri në momentin kur përballet me probleme konkrete. Ajo thekson nevojën për t’u kujdesur jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten, sidomos në periudha të ngarkuara emocionalisht.

Më herët aktorja ka publikuar problemet shëndetësore të nënës së saj dhe sakrificën për t’i qëndruar pranë dhe për ta shoqëruar çdo ditë për në spital.

Pas sëmundjes së nënës, Egla Ceno përfundon vetë

egla ceno spital

Lini një Përgjigje