Siç ndodh zakonisht në edicionet e Big Brother, ndarja e punëve të shtëpisë është arsye për debat dhe mosmarrëveshje. Kësaj nuk i kanë shpëtuar as banorët e “Big Brother VIP 5”.
Selin ka vendosur që të mos pastrojë vetëm tualetin e vajzave, por edhe atë të djemve. E si pasojë, Miri dhe Armiri kanë nisur duke i bërë komplimenta.
“Lum ai burrë që do e marrë”, tha Armiri, ndërkohë Miri shton: “Lum kush e ka në shtëpi”.
Armir: Të uroj të gjitha të mirat në jetë
Miri: Unë te ky tualeti nuk hyj më, më vjen turp
Armir: Meqenëse e ka bërë, lum ai burrë që do e marrë!
Miri: Jo, s’ka lidhje me atë pjesë
Armir: Po pse, unë po ia uroj
Selin: Faleminderit!
Miri: Unë po them këtë tjetrën, lum kush e ka në shtëpi!
Armir: Lum kush e ka në shtëpi, bravo i qoftë!
Miri: Unë nuk hyj më aty
Armir: Aty ke bërë punën më të bukur që ke bërë sot, të lumshin duart, Zoti të ruajt!
Miri: Kjo është për të na vënë në sedër të gjithë djemtë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje