TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2025, 11:52

Përshkallëzohet situata mes Xhenetës dhe Drilonit, ndërhyjnë instancat shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet situata mes Xhenetës dhe Drilonit,

Xheneta dhe Driloni, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, ishin në qendër të mediave rozë këtë javë për shkak të publikimit të mesazheve të tyre private, të këmbyera me njëri-tjetrin.

 Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka cilësuar publikimin e tyre si të kundërligjshëm, duke çuar në reagime të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Driloni ka reaguar duke publikuar një foto me gishtin e mesit të ngritur dhe një mbishkrim thumbues: “U zhduk postimi bashkë me gjithë guximin”, një mesazh që u interpretua si një provokim ndaj Xhenetës.

Nga ana tjetër, Xheneta nuk e ka lënë pa përgjigje këtë provokim. Në një postim ironik, ajo e akuzoi Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave, duke shtuar: “Unë guxim e quaj kur dikush përballet me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve.”

Ajo gjithashtu ironizoi përdorimin e shpeshtë të këtij gjesti nga Driloni gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke shtuar: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe zhvirgjëru çunat e shtëpisë me të.”

Në përfundim të reagimit të saj, Xheneta e paralajmëroi Drilonin se këtë herë nuk ka më lojëra të fshehta: “Këtë herë nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi.”

Përplasja mes dy ish-banorëve vazhdon të përshkallëzohet, dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ndërhyrja ligjore në këtë konflikt.

xheneta driloni

Lini një Përgjigje