TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2023, 12:09

Pique gati të niset në Miami për të takuar fëmijët e tij, ka 30% të kujdestarisë

Shkruar nga Pamfleti

Pique gati të niset në Miami për të takuar fëmijët

Shakira dhe Pique janë kryefjala e mediave jo vetëm spanjolle, por e të gjithë botës. Historia e tyre e dashurisë ishte e bukur po aq sa është tashmë e hidhur ndarja e tyre.

Ata nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e pasurisë e sidomos për kujdestarinë e fëmijëve. Pas ndarjes, Shakira vendosi të largohet bashkë me fëmijët nga Spanja, drejt Shteteve të Bashkuara.

Por, a do t’ia lejojë Pique Shakirës t’i dalë e saja? Sigurisht që jo!

Ai do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj për të parë fëmijët e tij. Sipas La Vanguardia, ai lejohet të kalojë kohë me ta deri në 10 ditë në muaj dhe gjatë pushimeve verore.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Shakira ka 70% të kujdestarisë së fëmijëve, ndërsa Pique 30%.

Shpërngulja e papritur e këngëtares kolumbiane në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.

Shtëpia ku ajo jetoi është në emër të BCN TWO&TWO SL, një kompani, administratori i së cilës është Joan Pique, babai i Gerardit. Edhe pse kishte kohë deri më 30 prill, këngëtarja e “Te Felicito” vendosi të transferohej menjëherë në Miami.

Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur për shkak se babai i saj William Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.

gerard pique shakira femijet

Lini një Përgjigje