
Kejsi Hyseni është një ndër konkurentët e ‘Përputhen’ që mori famë pasi u fotografua në jug të Shqipërisë me ish-Kupidin e emisionit, Loredana Brati.
Kjo e fundit njoftoi largimin nga emisioni duke e justifikuar me arsye personale, por më shumë u duk si ndëshkim për thyerjen e rregullores së programit. Menjëherë u shfaq klipi ku Loredana i jepte nga një mesazh të shkurtër djemve, si këshillat e fundit para se të largohej.
Ndërsa konkurrenti shpjegohej se kishin ngrënë drekë-darkë vetëm me njëri-tjetrin, për respekt. Këtë ‘respekt’ e vuri në pikëpyetje e gjithë studio, ndërsa pati edhe një përplasje të fortë mes Keijsit dhe Stelinës, vajzës me të cilën ai po njihet këto tre javë.
Pas toneve të larta të zërit dhe ndërhyrjes së opinionistit Laert Vasili, të dy u pajtuan dhe duket se prej tyre kemi zhvillime.
Sot, në InstaStory, Keijsi ka ndarë një foto pikërisht me Stelinën. Pasi i kishte premtuar xhiron me motor, duket se më në fund e ka mbajtur fjalën. Ende nuk dihet nëse kjo është pjesë e takimit, të regjistruar nga produksioni apo dyshja kanë dalë privatisht bashkë. Kënga që shoqëron story-n është “Jay-Z ft Beyonce – 03 Bonnie & Clyde”, ndërsa ka mbuluar me trëndafil fytyrës e saj megjithëse dallohet qartë që është Stelina.
Lini një Përgjigje