TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Dhjetor 2025, 09:36

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sherr me Juxhin Plovishtin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sherr me Juxhin
Banorët e BBVA

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e djeshme nga një sherr masiv, ku protagonist absolut ka qenë Ilir Vrenozi.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua si personazhi i humorit dhe sportivitetit, ka shfaqur një anë krejt tjetër.

Ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit, duke pasur si shënjestër Juxhin Plovishtin, banorin që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme.

Situata doli aq shumë jashtë kontrollit, saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët janë detyruar të bllokojnë Ilirin duke e mbajtur me forcë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin dhe degjenerimin e situatës.

Kjo thyerje e rëndë e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të sjellë pasoja, ndërsa publiku është sy e veshë për zarfin e zi nga “Vëllai i Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.

 

ilir vrenozi juxhin plovishti big brother vip albania

1 Komente

  1. B
    Bukuroshja e fjetur

    Vërtet juxhini mund t'i kete thene nje fjale te keqe me shaka Por eshte aktor . Shaka SI te gjithe . Kjo nuk I jep aspak te drejte ilir vrenozit te perdore dhune fizike . Me fjale Po . Turp nuk ju vjen , te dy nga e njejta origjine . Turperuat Korçën .

    Lini një Përgjigje