TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 12:18

Misteri i vrasjes së Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit dhe lëvizte me taksi; dyshime se ndihmohet nga të afërmit

Shkruar nga Pamfleti

Armand Shakaj vijon të jetë në arrati. Hetuesit dyshojnë se ai ndihmohet nga persona të afërt, me të cilët vazhdon të mbajë kontakte.

Misteri i vrasjes së Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë
Autori i dyshuar Armand Shakaj dhe viktima Eglant Koçi

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit, krim për të cilin në kërkim është shpallur Armand Shakaj. Sipas burimeve hetimore, pas ngjarjes ai është fshehur për rreth 10 ditë në qarkun e Elbasanit, duke ndryshuar pamjen për të mos u identifikuar.

Gjatë kësaj periudhe, Shakaj dyshohet se ka qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa në rastet kur i është kërkuar identifikimi ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Hetimet tregojnë se ai nuk ka përdorur automjete personale, por është lëvizur vetëm me taksi. Dyshohet se ka qëndruar edhe në zonat e Peqinit dhe Cërrikut, duke ndjekur të njëjtën mënyrë veprimi për të shmangur zbulimin.

Sipas grupit hetimor, këto lëvizje janë konfirmuar gjatë verifikimeve të kryera pas krimit. Në një moment, hetuesit arritën të lokalizonin sinjalin e telefonit celular të Shakajt në qarkun e Elbasanit dhe organizuan një operacion për arrestimin e tij. Megjithatë, ai u largua përpara ndërhyrjes së policisë dhe humbi sërish gjurmët.

Armand Shakaj vijon të jetë në arrati. Hetuesit dyshojnë se ai ndihmohet nga persona të afërt, me të cilët vazhdon të mbajë kontakte.

Sipas hetimeve, më 4 qershor Shakaj vrau mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas transportoi trupin në zonën e majës së Korrës, në një lartësi rreth 1.450 metra, pranë fshatit Cerrujë, ku e braktisi. Trupi i pajetë u gjet nga policia rreth dy javë më vonë.

Misteri i vrasjes së Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë

Si ndodhi krimi?

34-vjeçari u pa për herë të fundit pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me motor siç duket në këto pamje. Ndërsa një tjetër foto e siguruar nga grupi hetimor, e tregonte atë në një servis mjetesh në orën 10:13 të së enjtes (4 qershor), përpara se të merrej peng. Më 5 qershor, i riu u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Motomjeti u gjet nga specialistët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës, pranë 5 majit. Blutë kanë gjetur dhe ambientin ku është dërguar 34-vjeçari pasi është marrë peng, ambient nga i cili ka dalë 41-vjeçari Armand Shakaj me automjet, që dyshohet se ka marrë me vete të riun Koçi.

Ky automjet u kontrollua nga policia dhe në brendësi të tij u konstatuan njolla gjaku të cilat u dërguan për ekspertizë.

Lidhur me ngjarjen, deri më tai është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit, i cili dhe rezulton i punësuar në lokalin e 41-vjeçarit, Armand Shakaj.

34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sakaq, vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar, Armand Shakaj. Ky i fundit rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia. Numrat janë në emër të tij dhe familjarëve, që nga valët telefonike rezultojnë se janë përdorur në Tiranë.

Grupi i hetimit ka marrë në pyetje të vëllain e Armand Shakajt, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e tij, por nuk ka treguar të dhëna për policinë.

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt, kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e shokut të tij, Eglant Koçi, mund të ketë ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet.

misteri i vrasjes së eglant koçit

Lini një Përgjigje