
Ndërkohë që publiku ende ‘nuk ka marrë veten’ nga 30 mijë trëndafilët e Luana Vjollcës, një tjetër buqetë gjigande ka futur ‘rrjetin në mendime’.
Moderatorja (tanimë) Ilnsia Agolli ka publikuar në Instagram foto me n jë buqetë shumë të madhe trëndafilësh të kuq. Nuk duhet të jesh luleshitës apo të kesh studiuar simbolikën e luleve, për të kuptuar që trëndafillët e kuq dhurohen vetëm nga partneri apo partnerja.
Në imazhet e publikuara, Ilnisa shfaqet me një dhuratë mjaft domethënëse, një buqetë me lule në formë zemre, e cila nuk ka një pusullë. Kjo, pasi Ilnsia shkruan:
“Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë,” ka shkruar Ilnisa, duke lënë të nënkuptuar se ajo e di mirë nga vijnë lulet.
Por ajo që ra gjithashtu në sy, ishte një unazë e artë me një gur të ngjashëm me rubinin. Të jetë në një lidhje aq serioze, sa të ketë një unazë në gishtin e martesës?!
Gjithçka mbetet për t’u parë. /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje