Për shkak të këtij eventi që është propoganduar fuqishëm nga e gjithë qeveria Rama dhe oligarkët pranë tij, ku madje biletat janë ofruar me 50% skonto një ditë para,madje dhe falas për të mbushur stadiumin, policia paralajmëron se gjatë gjithë ditës mund të krijohen bllokime dhe vonesa në hyrje të Tiranës, nga Ura e Institutit deri te mbikalimi i Casa Italia, si edhe në akset përreth.
Kjo e shtunë do të shoqërohet me masa të forta kufizuese në qarkullimin rrugor në kryeqytet, për shkak të koncertit të Kanye West në "Eagle Stadium", në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Eventi, i cili është shoqëruar prej javësh me debate dhe kritika ndaj qeverisë Rama për organizimin dhe kostot e përfolura.
Ky event do të sjellë bllokime të disa akseve kryesore dhe trafik të rënduar në hyrje të Tiranës.
Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave që prej orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës. Deri në mesnatë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore të hyrjes në Tiranë, në segmentin nga kompleksi "Eiffel" deri te "Casa Italia". Në këtë aks do të lejohet vetëm lëvizja në drejtim të daljes.
Sipas Policisë Rrugore, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të bllokohet plotësisht, por do të kufizohet vetëm dalja nga aksi Durrës-Tiranë në pjesën që lidhet me rrugën dytësore pranë zonës së Agnës.
"Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet vetëm pjesa e daljes nga autostrada Durrës-Tiranë që vjen te pjesa e Agnës, është pjesë e daljes së rrugës dytësore. Rrethrrotullimi te Casa Italia do të jetë edhe funksional, aty do kalojnë taksitë dhe autobusët."
Po ashtu, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Durrësit do të mund të qarkullojnë normalisht, sipas autoriteteve.
"Çdo qytetar që do iki nga Tirana në Durrës kalon normalisht. Nuk do ketë bllokime, ndaj kemi marrë gjithë këto masa shtesë, kemi angazhuar gjithë forcat tona dhe mendojmë që do shkojë gjithçka mirë."
Nga mesdita e kësaj të shtune deri në mesnatë do të ndalohet plotësisht qarkullimi në perimetrin përreth "Eagle Stadium".
Të bllokuara do të jenë zona pranë Casa Italia, rruga "Pavarësia" dhe rruga "Sokrat Miho", ndërsa rrugët "Sokrat Miho", "Kasem Shima" dhe "7 Nëntori" do të funksionojnë vetëm me sens daljeje.
Një tjetër problem për qytetarët që do të ndjekin koncertin është mungesa e parkimeve. Edhe pse pritet një pjesëmarrje masive, pranë stadiumit nuk janë vënë në dispozicion hapësira për parkimin e automjeteve. Për këtë arsye, policia këshillon përdorimin e transportit publik, autobusëve të dedikuar ose taksive. Ata që do të zgjedhin të shkojnë me makinë private do të mund të lënë vetëm pasagjerët, ndërsa automjetet duhet të largohen menjëherë nga zona.
Koncerti është parashikuar të nisë në orën 20:00, ndërsa hyrja e spektatorëve do të fillojë nga ora 18:00. Policia do të jetë e angazhuar gjatë gjithë aktivitetit, si në hyrje, ashtu edhe në daljen e pjesëmarrësve.
Sipas autoriteteve, në koncert pritet të marrin pjesë mbi 60 mijë persona, ndaj shqetësimi kryesor mbetet menaxhimi i daljes së menjëhershme të turmës pas përfundimit të aktivitetit.
"Mendohet që janë mbi 60.000 veta, por ne nuk kemi vendosur kufij prandaj kemi marrë këtë perimetër sigurie, që perimetrin e afërt ta kemi të sigurtë. Problemi më i madh realisht për sigurinë rrugore është dalja sesa hyrja e personave në stadium, sepse hyrja mund të jetë në periudha kohe të ndryshme, kurse dalja është e menjëhershme. Megjithatë në orarin kur do të dalin nuk do të jetë ai fluks mjetesh i lëvizjes së përditshme. Do të ketë dhe kordon me punonjës të qarkullimit rrugor të bashkisë që gjithë turma, pasi të përfundojë aktiviteti, dalja të jetë e sigurt."
Për shkak të këtij eventi që është propoganduar fuqishëm nga e gjithë qeveria Rama dhe oligarkët pranë tij, ku madje biletat janë ofruar me skonto një ditë para,madje dhe falas për të mbushur stadiumin, policia paralajmëron se gjatë gjithë ditës mund të krijohen bllokime dhe vonesa në hyrje të Tiranës, nga Ura e Institutit deri te mbikalimi i Casa Italia, si edhe në akset përreth. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative për të shmangur trafikun.
Për të mbërritur në "Eagle Stadium", pjesëmarrësit mund të përdorin linjën e dedikuar të autobusëve ose linjat e transportit urban që lidhin zonën me City Park, Tiranën e Re, Kasharin dhe Institutin.
Të gjitha rrugët që janë të bllokuara prej orës 07:00 të ditës së sotme
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 - City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 - Institut – Qendër
Jena me pushime ..