Momente ‘të zjarrta’ mes Edit dhe Bias janë transmetuar në Big Brother Kosova Vip 4.
Në pamjet e publikuara nga llogaria zyrtare e spektaklit në Instagram, Edi dhe Bia shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke kaluar kufijtë e një loje të zakonshme mes banorësh. Fillimisht, Edi shihet teksa e mban Bian mbi supe, ndërsa ajo qëndron sipër tij duke shkëmbyer shikime provokuese dhe prekje të vazhdueshme, duke krijuar një atmosferë tejet të “nxehur” në ambientet e shtëpisë.
Situata përshkallëzon edhe më tej kur Edi e lëshon Bian në divan dhe hidhet sipër saj, në një skenë që ka lënë pa fjalë si banorët e tjerë, ashtu edhe shikuesit para ekraneve. Në kulmin e afrimitetit, Edi dëgjohet duke thënë: “Ndal, ndal. Duhet ta ndalojmë këtë”, duke treguar vetëpërmbajtje para dëshirës së fortë seksuale të atyre momenteve.
Pamjet në fjalë janë cilësuar si të papërshtatshme për të gjitha moshat dhe, për këtë arsye, janë kufizuar për shikues mbi një moshë të caktuar. Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur fansat që t’i shpërndajnë masivisht në rrjete sociale, ku komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta dhe të ndara.
Ndërsa disa e shohin këtë afrimitet si pjesë të lojës dhe strategjisë brenda shtëpisë, të tjerë e konsiderojnë një shkelje të etikës dhe kufijve të formatit. Mbetet për t’u parë nëse ky moment do të sjellë pasoja për Edin dhe Bian, apo do të shërbejë si një tjetër “bombë” për audiencën e Big Brother VIP Kosova.
@mia____74 #shqiptaretneperbote???????? #bigbrothervipkosova???????? #bbvk #bigbrothervip #londrimmekaj ♬ original sound - Mia
Lini një Përgjigje