TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shkurt 2024, 10:45

“Po përpiqem shumë të kem një fëmijë”, Albi ndan sekretin e tij me banorët

Shkruar nga Pamfleti

“Po përpiqem shumë të kem një fëmijë”,

Koreografi Albi Nako, tashmë një konkurrent në formatin ‘BBV3’, gjatë një bisede të zhvilluar me një prej banoreve të shtëpisë, tregoi për dëshirën e tij të madhe që ka për t’u bërë baba.

Ai tregoi se ai dhe e dashura e tij po përpiqen që prej një viti, por nuk kanë rezultat edhe pse i kanë kryer të gjitha vizitat e nevojshme. Përveç dëshirës së tij të madhe për t’u bërë baba, Albi tregon se do të bëhet prind në mënyrë që të gëzojë dhe prindërit e tij të cilët prej kohësh vuajnë nga sëmundje.

‘Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa. E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë: mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai.’– tregoi Albi.

albi nako femijë

Lini një Përgjigje