TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Mars 2023, 10:19

‘Po përpiqet të bëjë viktimën’, Chris Rock ‘nuk ia përton’ Meghan Markle

Shkruar nga Pamfleti

‘Po përpiqet të bëjë viktimën’, Chris Rock

Në komedinë e tij, Chris Rock preku disa pika e një prej tyre kishte lidhje me Dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për pretendimet e saj për racizëm kundër Familjes Mbretërore.

Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, i zbuluan Oprah Winfrey-t se djalit të saj Archie, tani 3-vjeçar, po i mohohej titulli mbretëror, dhe për këtë arsye nuk iu lejua të merrte sigurinë zyrtare. Markle besonte se shkak ishte raca e djalit të saj, pasi ajo gjithashtu pretendoi se anëtarët e familjes së Harry-t kishin spekuluar se “sa e errët mund të jetë lëkura e tij kur të lindte”.

Në Selective Outrage, e cila u transmetua drejtpërdrejt të shtunën në Netflix, Rock mohoi nocionin se spekulimet ishin raciste, duke e filluar fjalimin e tij për Markle me frazën: “Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë, përfshirë njerëzit që e dinë mirë se nuk janë viktima.”

“Disa nga ato gjëra nëpër të cilat ajo kaloi nuk ishin racizëm. Ndonjëherë janë vetëm disa vjehërr“, tha më tej ai.

“Për shkak se ajo po ankohet, unë them: “Çfarë **** është ajo që po flasim?”, tha ai.

“Ata janë aq racistë, sa donin të dinin se sa kafe do të ishte fëmija. Unë them, “Kjo nuk është raciste”, sepse edhe zezakët duan të dinë se a do jetë me ngjyrë fëmija”.

Ndonëse intervista e Markle me Oprah u transmetua dy vjet më parë, ajo është bërë kohët e fundit objektivi i aktorëve të humorit. Ajo u portretizua në një episod të kohëve të fundit të South Park, i cili i quajti akuzat e Meghan ‘pretekst për të kërkuar vëmendje’.

 

chris rock meghan markle

Lini një Përgjigje