TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Mars 2023, 18:43

“Je kokrra e legenit, mu hiq qafe”/ I përmendi ish-të dashurin e Kiarës, Luizi përplaset ashpër me Maestron

Shkruar nga Pamfleti

“Je kokrra e legenit, mu hiq qafe”/ I përmendi ish-të

Kënga e Butrint Imerit u bë “mollë sherri” mes Luizit dhe Armaldos. Mëngjesi brenda “BBV” u duk se nisi me alegri e muzikë të mirë, por kjo nuk ishte kështu për Luizin. Ai u prek nga gjestet dhe fjalët e Armaldos, të cilat ishin kunjë për të. Kënga e Butrint Imerit, ish-partnerit të Kiarës u vendos nga produksioni. Teksa po e kërcente, Jori, banorja më e re, pyeti Luizin se nëse është xheloz për lidhjen që ka pasur Kiara.

Luizi, zgjodhi të luante rolin e indiferentit, duke bërë sikur nuk ka dijeni për atë lidhje. Por kunjat e Armaldos, nuk e lanë të qetë. Luizi e paralajmëroi Maestron që të mos ngacmojë Kiarën, pasi kërkon respekt për të, siç ai po tregon ndaj Aidës.

Këto provokime nuk sollën asnjë përçarje në çift, përkundrazi. Kiara u shpreh se fjalët e Jorit janë pa asnjë tendencë ndërsa Luizi mendon se Armaldo ishte ai që po i frynte më shumë zjarrit.

Debati

Maestro: O Kiara kush është ky këngëtari?

Kiara: Butrinti dhe Don Xhoni

Maestro: Është Butrinti ky? A të pëlqen ky këngëtari?

Kiara: Ti boll ti

Jori: A nuk bëhesh çik xheloz?

Luizi: Për kë moj?

Jori: Për marrëdhëniet që kishte Kiara me ndonjë njeri tjetër.

Luizi: Ku di unë kë ka pasur

Jori: Nuk e di fare?

Luizi: Jo. Me kë me Don Xhonin?

Jori: Kiara me Butrint, si nuk e di tani

Nita: Ca ka ndodh nuk na intereson

Luizi: O Kiara, thotë Jori ke qënë e lidhur me Don Xhonin a Butrintin, me kë?

Kiara: Nuk kam qejf ta komentoj

Jori: Mirë më falni

Maestro: Me kë ka qënë Kiara e lidhur?

Jori: E prisha fare, nuk e dija që ishte kaq serioze

Kiara: Unë qesh me ty, se je shumë e çiltër, nuk ta ndjen fare

Maestro: Luiz ik shko fli gjumë

Luizi: Unë Aidën e respektoj si të respektoj ty, e lë këtë lojë direkt dhe e di se del ti prej këtu. Kështu që mos ha m*t kot. Ik bëj gati valixhet na u hiq sysh se qenke kokrra e legenit

Armaldo: Shiko si bën

Luizi: Ik, vazhdo

Armaldo: Mos më bie në qafë kot

Luizi: Vazhdo. Ka pasqyra shtëpia

Armaldo: Po, patjetër

Luizi: Vazhdo bëj valixhet, na u heq qafe

Armaldo: Do rri në shtëpi unë, nuk iki, e di ti

Luizi: Më keq për ty po qëndrove, e di ça të pret po qëndrove

Armaldo: Le të jetë më keq, e di ça më pret

Luizi: Për të mirën tënde ishalla ik

Armaldo: Nuk është ashtu siç mendon ti. Po më bën presion ti?

Luizi: Merre si të duash

Armaldo: Po ik ti, pse të iki unë?

Luizi: Kur të dal në nominim

Armaldo: Nuk më bën dot ti presion

Luizi: Për të mirën tënde të them ik

Armaldo: Për të mirën time ik ti

Luizi: Po, kur të dal në nominim

luizi butrinti maestro

Lini një Përgjigje