
Bledi Mane nuk ka “duruar” më dot sjelljen thuajse agresive të Shqipes dhe ka folur gjerë e gjatë në spektakël me të, duke i thënë: “Poshtë pantallonave jeni ndjerë mirë me njëri-tjetrin! Ti Shqipe kur të kritikon ulëret, kur të flasim për dashurinë, shan. Me këtë logjikë do vdesësh e virgjër dhe beqare. Erdhi dashuria në pragun tënd. Nuk po them mere për burrë atë djalë, por tregohu e sinqertë me publikun sepse video është e qartë. Brenda asaj videoje kishte rezonanca dashurie dhe ne jemi të rritur. Janë me miliona që e shikojnë, por ti je një njeri që ke frikë të ndjesh. Nuk jemi zyra e gjendjes civile ku ftojmë njerëzit të martohen apo të fejohen. Ne shprehim ato opinionet tona mbi atë çfarë vëllai i madh na server. Në rastin konkret është një videoclip mjaft i bukur i cili tregon momente edhe intime të sinqerta dhe ajo që është më kokëfortë, gjuha juaj e trupit tregon më së miri atë çfarë ju nuk e thoni me fjalë. Ju të dy për mua jeni mashtrues, por ditët e fundit ju keni qenë të sinqertë me lojën dhe veprimet tuaja. Poshtë atyre pantallonave, ju jeni ndjerë mirë me njëri tjetrin, jam i sigurt se edhe lëkura e këmbës suaj është prekur.”, përfundoi Bledi.
Lini një Përgjigje