TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Nëntor 2023, 09:10

Princ Leka feston 111-vjetorin e Pavarësisë, Elia Zaharia nuk duket gjëkundi

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka feston 111-vjetorin e Pavarësisë, Elia Zaharia nuk duket

Krisja e marrëdhënieve mes trashëgimtarit të fronit mbretëror, Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë.

Media ka raportuar vazhdimisht se ka dyshime të forta se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.

Gjithashtu vetëm pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.

E si për t’i vënë “vulën”, mbrëmjen e djeshme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia ende nuk ka asnjë reagim.

princ leka 111-vjetori i pavarësisë

Lini një Përgjigje