TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Nëntor 2023, 20:25

Nejmari del “blof” në flirtin me aktoren braziliane: Po dukem qesharak

Shkruar nga Pamfleti

Nejmari del “blof” në flirtin me aktoren braziliane: Po dukem

Nejmar Zhunior dhe fjala “party” janë bërë thuajse sinonime. Nuk ka muaj që braziliani të mos përfshihet në një të tillë. E fundit supozohet se ka ndodhur të dielën e kaluar, më 26 nëntor. Përsëri në rezidencën e tij, siç ka ndodhur në shumë raste të tjera.

Si zakonisht, ishin të pranishme disa vajza. Megjithatë, futbollisti që nga fillimi dhe deri në fund ia vuri sytë aktores Nathalia Morais. Interesimi i tij do të bëhej edhe më i madh kur kuptoi se ajo po e injoronte. Madje thuhet se ka shkuar deri aty sa të thotë:

Dreq, po heq dorë nga ty, po më bën të dukem qesharak”. Ky informacion, sipas sulmuesit të dëmtuar brazilian, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Madje, ai nuk ka ngurruar të shkruajë një mesazh të fortë përbri publikimit në Instagram: “Ndaloni së krijuari histori”.

Nga ana e saj, aktorja nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje, as ta konfirmojë dhe as ta mohojë. E vërtetë apo jo, braziliani sërish ka marrë shumë kritika, pasi ai nuk po i qendron pranë vajzës së porsalindur, madje flitet se e dashura Bruna Biankardi e ka lënë tashmë.

nejmari sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje